VIDEO/’Zhavorr elektoral në fshatrat e Gramshit’, denoncimi: Duan të na genjejnë para votimeve
Pesë ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale në vend dhe mesa duket Bashkisë së Gramshit tashmë i doli koha të hedh sytë nga rrugët në gjendje të mjerueshme nëpër fshatrat e saj.
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Syri.net tregon se në fshatin Lubonjë të Gramshit po hidhet një shtresë keqardhëse zhavorri, pikërisht në vigjilje të zgjedhjeve.
Sipas qytetarit, 2 javë më parë ishte prezent dhe kandidati i Partisë Socialiste Besjan Ajazi, i cili monitoroi situatën aktuale, dhe pas kësaj u munduan të genjejnë mendjen e qytetarëve me një shtresë çakull.
Më poshtë do të shihni disa nga automjetet e firmave të infrastrukturës teksa bëjnë një punë të cekët, pa një program të plotë dhe bindës.