VIDEO/ 'Kaubojsi': Mos votoni kalin dhe gomarin, por doktorin dhe djalin e mirë!
Ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj i bën thirrje votuesve që në 14 Maj të votojnë kandidatët e "Bashkë Fitojmë" në Lezhë dhe Mirditë, Pashk Gjoni dhe Albert Mëlyshi.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Ndocaj shprehet se Rama i quan kandidatët e tij gomerë dhe kuaj dhe ata nuk mund të krahasohen me emrat që ka ofruar opozita në këto zgjedhje.
"Po ta keni vënë re Edi Ramën kur del dhe prezanton kandidatin e Mirditës dhe Lezhës. Për Mirditën tha se nuk mërzitem për Albert Mëlyshin se është djalë i mirë, ne kemi gomarin tonë, gomar i mirë, s'më duhen djem të mirë, por gomarë të mirë. Mirditorëve ka 8 vjet që u ka vënë një gomar dhe Rama për këtë arsye ka qenë objektivist, i saktë kur ka folur për kandidatët e vet. Ndërsa në Lezhë ka një kalë të mirë, kalë që mban. Një doktor nuk mund të zëvendësojë një kal, sepse doktori nuk është veteriner. Dr.Pashku është për njerëzit. Albert Mëlyshi nuk mund të krahasohet me një gomar. Në 14 Maj asnjë votë për gomarin dhe kalin e Edi Ramës. Do ishte abuzive dhe ofendim për atë qytetar që voton kalin e Lezhës, kandidatin e Ramës", shprehet ai.