‘Silurë’ e De Bruyne, Manchester City shtang Realin

Në “Santiago Bernabeu” po luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e madrilenëve 1-0, me golin e shënuar nga Vinicius Junior në minutën e 36-të.

Manchester City reagon në fraksionin e dytë të lojës.

Në minutën e 67-të Kevin De Bruyne me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone shënon golin e barazimit.