Fushata/ Cena: Opozita me mesazhe më të qarta për qytetarët, mazhoranca e turbullt
I ftuar mbrëmjen e sotme në ''A Show’’ me Adi Krastën në Syri Tv, Artan Cena, kryeredaktor në Syri.net, tregoi mbi vështirësitë e të qënit një media opozitare ndër vite.
Cena, theksoi se dhe në këtë fushatë Syri.net është munduar të dërgojë mesazhe sa më të qarta dhe më të thjeshta tek populli, dhe se ndonëse hapësira ju është dhënë edhe kandidatëve të PS-së, gjuha e përdorur nga ata ka qenë e ndërlikuar.
Është shumë e vështirë të punosh në opozitë. Syri.net dhe Syri Tv nëse sot janë kaq të ndjekur janë pikërisht nga fakti që kishte hapësirë për opozitë mjaftueshëm për opozitë. Pra në 2015 kur ka startuar Syri.net nuk kishte asnjë media opozitare kishte dy vjet Edi Rama në pushtet dhe çdo media ishte bërë bashkë me qeverinë. Që ditën që kemi nisur në Syri.net lexueshmëria ka qenë mjaft e lartë dhe vazhdon edhe tani.
Ne jemi munduar që mesazhet e qarta t'i dërgojmë tek njerëzit në mënyrë që të jemi sa më të thjeshtë në punë tonë. Që njerëzit ta kuptojnë më thjeshtë fushatën, mesazhin, të bërit politikë apo premtimet e secilit kandidatët. Ne nuk jemi kufizuar vetëm në kandidatët e opozitës por i kemi dhënë hapësirë dhe kandidatëve të PS, por mesazhet dhe gjuha që ata kanë përdorur ka qenë më e ndërlikuar sepse as ata vetë nuk e dinë çfarë kërkojnë.