Manjani: Deklarata e Ramës skandaloze, autoritetet duhet ta merrnini nën hetim

Ylli Manjani i ftuar në emisionin A Show me Adi Krastën është shprehur se fjalimi i Ramës për paratë e pista që po investohen në Shqipëri është skandaloze dhe sot duhet të ishte në hetim.

Manjani ka theksuar se të gjitha ndërtimet që kanë filluar që nga viti 1999 janë të lidhur me ardhjen e Ramës dhe lidhjet e tij me biznesin e ndërtimit

Në kuptimin ligjor dhe institucional kryeministri Rama duhet të ishte në hetim për shkak të deklaratave që ka bërë ndoshta në kushte sinqeriteti, por ka thënë një të vërtetë shumë të madhe që është ulur këmbëkryq është e lidhur kryesisht me biznesin e ndërtimit, biznes në të cilin Rama që prej vitit 1999 i lidhur me të. Kjo filloi që nga koha që ai mori dhe bashkinë e Tiranës, dhe i gjithë ky ndërtim i hedhur në kryeqytet nuk bëhet me para e rrogave dhe të ardhurat modeste por bëhen nga paratë e drogës.

Në kuptimin ligjor është një ngjare e madhe dhe populli nuk e përjeton në këtë aspekt çështjen e ndërtimit më paratë e pista.  Edi Rama është nga ato politikan që nuk flet kot dhe çdo fjalë që ai hedh shkojnë në drejtimin e duhur se jemi mirë e njëjta me historinë e piramidave ku bëheshin koncerte me nga 200 milionë lekë.

Ai që do ose i shërben ose është pjesë së politikës së Erdoganit është e njëjta gjë me Putinin, Erdogani quhet sulltan, Putini car ndërsa Rama këtu është Enver. Thirrja e Ramës që shqiptarët të votojnë Erdoganin është një lajm idiot sepse nuk janë tu pritur shqiptarët atje fjalën e Ramës.