Real-City, dueli që vlen 1.5 miliardë euro

Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Manchester Cityt është një nga më të barabartat në fushë, më parë, beteja duhej të bëhej në zyra. Por gara mes dy klubeve është edhe përtej fushës.

Sepse Manchester Sitit i është dashur të investojë shuma marramendëse për të ndërtuar një skuadër kompetitive të denjë për t’u përballur edhe me Realin e Madridit.

Nëse u referohemi shifrave, skuadra e Manchester Cityt vlen afërsisht 300 milionë euro më shumë se Reali i Madridit.

Vlera aktuale e lojtarëve të këtij klubi arrin në 899 milionë euro, ku skuadra titullare vlen 687,7 milionë euro me shifrën më të madhe në treg, Xhek Grilish 117 milionë euro.

Reali i Madridit, që nga ana e tij po kërkon titullin e 15-të në Ligën e Kampioneve, ka një vlerë të skuadrës prej 609,2 milionë eurosh, rreth 300 milionë euro më pak se Manchester City.

Lojtari më i shtrenjtë i “los blancos” është Eden Hazard me një vlerë prej 115 milionë eurosh.

E veçanta e Realit është se formacioni titullar vlen më pak se stoli, 278,5 milionë euro, kundrejt 330,7 milionë eurove.