Disiplina dënon ashpër mbrojtësin e Tiranës, gjobë edhe për Erzenin

 

Disiplina tregon dorën e hekurt, sidomos në rastin e Jocelin Behiratche i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit ndaj Teutës. Mbrojtësi bardheblu është dënuar nga Disiplina me 5 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Gjithashtu janë dënuar me gjoba Erzeni dhe Skënderbeu për sjellje të gabuar të tifozëve.

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Tirana, Jocelin Behiratche, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Burreli, Markovanbasten Cema, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Valbona FK, Endri Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Sopoti, Mateus Levendi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Sopoti, Kevin Myslimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Bozra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Naftëtari, Andreino Cerriku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shenkollit, Devi Perlesi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Memaliaj, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të nenit 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i SH.S PEPA U-19, Mustjon Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Vora FK U-19, Elio Sulaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Kukësi U-17, Ermal Syla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Lushnja U-15, Igli Mebelli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Besa U-15, Lulzim Cani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Mustjon Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Rinia EL U-17, Enkele Lika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17, Spartak Hackavija, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Tirana Futsal, Florian Gjoni, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari Futsal, Xhulio Taka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari Futsal, Karlo Kalus, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtari Futsal, Mario Kalus, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i IMMI, FSHF Sunday League, Erjon Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/d, 11/1/f, 31, 38, 48/1 dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF.

Roamel FT, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin FSHF Sunday League, kundër Nova Team, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Spartaku, Endri Dahriu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.