Lionel Messi nënshkruan me klubin arab? Babai i yllit argjentinas shuan të gjitha dilemat

Babai i Lionel Messit, Jorge e ka hedhur poshtë mundësinë e arritjes së marrëveshjes së birit të tij me klubin Al-Hilal.

Gjatë ditës u raportua se Lionekl Messi ka nënshkruar me klubin nga Arabia Saudite, për një kontratë stratosferike prej 600 milionë eurosh.

 “Absolutisht nuk kemi arritur marrëveshje me asnjë klub për sezonin e ardhshëm. Ne do të vendosim në fund të sezonit”, deklaroi babai i shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

“Nuk kemi nënshkruar asgjë, e as nuk jemi marrë vesh me askënd. Ju garantoj se asgjë nuk është arritur, vendosur apo edhe nënshkruar para fundit të këtij sezoni”, u shpreh tutje Jorge Messi.

Messi po i kalon javët e fundit të kontratës me PSG-në, ndërsa thuhet se ka ofertë për t’u rikthyer në Barcelonë, por e ka në opsion edhe Inter Miamin në SHBA.