SYRI TV/ Veliaj mburret me shkollat shtetërore, por djalin e çon në shkollë private - paguan mbi 6 mijë euro në vit!

Jo vetëm që 40 shkolla në kryeqytet nuk janë ndërtuar, siç pretendon Erion Veliaj, por edhe ato ekzistueset janë të padenja dhe të pabesueshme edhe për vetë kryebashkiakun e Tiranës. Ndërsa flet për investime të mëdha, Veliaj nuk u ka besuar shkollave publike të Tiranës fëmijën e tij dhe e ka çuar në institucion privat me një tarifë prej 6100 euro në vit

SYRI TV

Erion Veliaj e cilëson si krenari ndërtimin e 40 shkollave, edhe pse kjo propagandë u rrëzua.

Por ndërsa i cilëson krenari rritjen e cilësisë në shkollat dhe kopshtet e Tiranës, Veliaj fëmijën e tij ka zgjedhur të mos e çojë në këto shkolla, por në një institucion arsimor privat.

Për shkak të cilësisë së arsimit në kryeqytet dhe gjendjes së shkollave që vijojnë me turne, Veliaj ka dërguar fëmijën e tij në institucionin privat të arsimit 'Montessori Tirana', ku paguan një tarifë prej 6100 eurosh pa llogaritur këtu koston e transportit, e cila është 100 euro për çdo muaj.

Por ndërsa për Erion Veliajn kjo kosto për arsim cilësor mund të jetë e përballueshme, për pjesën më të madhe të familjeve në kryeqytet është e pamundur, ndaj detyrohen t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat me turne të Tiranës.