’Për 10 vite kjo qeveri ka krijuar pengesa për zhvillim’, Spahia: Nuk ndalemi në gjetjen e urave lidhëse me Bashkimin Europian!

Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka deklaruar se qyteti i Shkodrës e ka dëshmuar prej kohësh kontributin për një qytet me frymë evropiane dhe do jetë gjithnjë në konsistim për të krijuar ura lidhëse me vendet e BE-së.

Në një postim në facebook Bardhi shkruan se këto 10 vite Shkodra e ka pasur më të vështirë në hapat përpara, shkak politikat e ndjekura nga qeveria. Ai thekson se  ‘Shqipëria e ka vendin në BE dhe ëndrra jonë si komb është për ta parë këtë proçes të realizuar sa më parë.’