Aksident masiv në Tiranë, 7 makina përplasen në zonën e ‘Selvisë’

Shtatë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën sot në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Për fat të mirë nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale.

Gazetarja e Syri TV, Bleona Sari raporton se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.