SYRI TV/ Këlliçi takim me banorët e Zall Bastarit: Rishikojmë taksën e ujit të pijshëm

Gjatë takimit që zhvilloi me banorët e Zall  Bastarit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës,  Belind Këlliçi premtoi se do të rishikojë tarifat e ujit të pijshëm si dhe u zotua për  7 mln euro subvencione për fermerët. Këlliçi theksoi se transporti do të jetë falas edhe në zonat rurale, ndërsa hodhi akuza për drejtorët e Bashkisë Tiranë, të cilët kanë përfituar miliona euro përmes tendera korruptivë.

SYRI TV

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, zhvilloi një takim me banorët e Zallbastarit në kryeqytet, nga ku premtoi se do të rishikojë tarifat e ujit të pijshëm, të cilat u rritën me 44% nga Erion Veliaj.

Belind Këlliçi tha se pas 14 majit, të gjithë fshatrat e Tiranës, do ta kenë falas autobusin për të ardhur në kryeqytet. Po ashtu ai u angazhua për 7 mln euro subvencione për fermerët si dhe ngritijen e 15 tregjeve agro-ushqimore.

Nga Zall Bastari, Belind Këlliçi solli në vëmendje për qytetarët drejtorët e Bashkisë së Tirnës, të cilët kanë përfituar miliona euro nga tenderat e institucioneve që kanë drejtuar.

Një mesazh, Këlliçi pati edhe për punojësit e administratës.