SYRI TV/ Evdar Kodheli me banorë të Kallm i Vogël: Do frenojmë shpopullimin e nxisim punësimin
Kandidati i opozitës për Fierin, Evdar Kodheli i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Luan Baçi, janë ndalur në Kallm i Vogël duke premtuar mbështetje për infrastrukturën dhe evitimin e shpopullimit të mëtejshëm. Banorët i premtuan mbështetjen, për të sjellë ndyshimin pas 14 Majit.
SYRI TV
Kandidati i “ Bashkë Fitojmë, në Fier, Evdar Kodheli është ndalur në fshatin Kallm i Vogël. Gjatë bashkëbisedimit , banorët i përcollën problemet E shumta me të cilat po përballen ccdo ditë .
Kandidati Kodheli premtoi mbështetje financiare për nxënësit ekselentë dhe mundësi punësimi pas përfundimit të studimeve , në mënyrë që të rinjtë të mos largohen
Ndërkohë drejtuesi politik i Qarkut Luan Baci , u ka kërkuar banorëve të mos i japin asnjë vote Subashit, pasi inceneratori prane zones se tyre u ka sjell vetem ndotje , teksa nuk ka kursyer akuzat për kandidaten e Alibeaj, e cila sipas tij nuk është përfaqësuese e demokratëve por ndihmëse e Subashit për tenderat.