Ish-kreu i PS, thirrje socialistëve: Do votojmë Beharin si kryetar për t'i kthyer identitetin Kurbinit
Ish-drejtuesi i PS në Kurbin, Bektash Zeneli i ka bërë thirrje socialistëve të vërtetë të votojnë Behar Haxhiun.
Gjatë një takimi me banorët e Kurbinit, Zeneli ka theksuar se socialistët e ndershëm nuk kanë asgjë të përbashkët me rilindjen, 'një sekt që na ka shkelur partinë me këmbë'.
‘Unë kam besim të jashtëzakonshëm se me Beharin kryetar bashkie, me deputetët dinjitozë që ka vendosur populli i Kurbinit, me Ilir Metën bashkë, ne do ta kthejmë Kurbinin në identitet’, u shpreh Zeneli.
Zeneli: I bëj thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm të Kurbinit, që nuk kanë asgjë të përbashkët me rilindjen një sekt që na ka shkelur partinë me këmbë, se mbrapa ne prapë do shkojmë te partia jonë, se këta ikin me lugë dhe sahan dhe ikin vetë. Ne do të votojmë Beharin, do presim dhe 2025 dhe do shkojmë te partia jonë. Unë kam besim të jashtëzakonshëm se me Beharin kryetar bashkie, me deputetët dinjitozë që ka vendosur populli i Kurbinit, me Ilir Metën bashkë, ne do ta kthejmë Kurbinin në identitet. Nëse Shkodra është kryeqendra e veriut, Miloti është i dyti në veri që i ka humbur identiteti dhe ne do ta kthejmë në identitet, Milotin, qytetin historik. Vota Behar Haxhias, Ilir Metës.