Parada në Rusi, Scholz: Europa nuk duhet të intimidohet nga shfaqja e forcës së Putinit

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Eurpës që të mos intimidohet nga “shfaqja e forcës” së presidentit rus Vladimir Putin ditën e sotme.

Deklaratat, kancelari gjerman i bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin Europian të martën.

“Në Moskë, 2,200 km në verilindje nga këtu, Putini ka nxjerrë ushtarët e tij, tanket dhe raketat. Le të mos intimidohemi nga një shfaqje e tillë e forcës,” u shpreh Scholz duke iu referuar paradës së Ditës së Fitores në Rusi.

Scholz vijo të shtonte se ukrainasit janë duke paguar me jetët e tyre për “lajthitjet e shtetit të tyre fqinj të fuqishëm.”

Kancelari gjerman bëri thirrje që BE të jetë e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Scholz paralajmëroi gjithashtu në një konferencë shtypi me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, se raundi i ardhshëm i sanksioneve të Evropës ndaj Rusisë “nuk do të jetë i fundit” dhe se blloku do të vijojë të diskutojë për masa të mëtejshme./ A2/