VIDEO/ Veprimi i Ronaldos në fund të ndeshjes shkakton reagime
Cristiano Ronaldo, i cili luan në skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr, vazhdon të jetë në qendër të vëmëndjes për shkak të veprimeve të tij.
Incidenti i fundit që ylli portugez përjetoi me trajnerin rival pasi ekipi i tij barazoi 1-1 me Al Khaleej tronditi rrjetet sociale.
Pasi ndeshja përfundoi në barazim, Ronaldo i nervozuar i dha fanellën lojtarit të ekipit kundërshtar.
Teksa CR7 po shkonte në dhomat e zhveshjes, një nga trajnerët e skuadrës Al-Khaleej erdhi tek ai dhe donte të kishte një foto me yllin portugez por që ky i fundit e refuzoi ashpër këtë ofertë të trajnerit.