E pazakontë: Trump mbledh të gjithë Senatin amerikan, njoftim për Korenë e Veriut

Në një lëvizje të pazakontë, Donald Trump ka thirrur të gjithë Senatin amerikan në Shtëpinë e Bardhë për një konferencë mbi Korenë e Veriut.

Uashingtoni është brengosur gjithnjë e më shumë për testet bërthamore të Koresë së Veriut, si dhe kërcënimet ndaj fqinjëve të saj në gadishull dhe SHBA-së.

Takimi, që përfshin 100 senatorë, Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, do të mbahet të mërkurën.

Kina, aleati kryesor i Koresë së Veriut, u ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje të gjitha shteteve, shkruan “BBC”.

Thirrja e Kinës erdhi në një bisedë telefonike midis Presidentit Xi Jinping dhe Presidentit Donald Trump të dielën.

Xi u bëri thirrje të gjitha palëve që të "ruajnë vetëpërmbajtjen dhe të shmangin veprimet që do të rrisnin tensionet"./SYRI.net/