VIDEO/ ‘Godet’ kandidati i PS: Kemi shumë djem dhe vajza në pension...

Kandidati socialist në Patos, Fation Duro ka habitur me deklaratën e tij në fushatë, teksa u shpreh se në takim ndodheshin ‘djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension’.

Gjatë fjalës së tij i 'mbytur' nga emocionet, Fation Duro theksoi se ‘ata meritojnë edhe kënde ku të luajnë’.

Duro: Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy gocat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension.

Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë.

Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju.