‘Tirana nuk ka betonizim’/ Ironia e gazetarit: Rama do na thotë edhe që Stormy Daniels është e virgjër

Gazetari Klodian Tomorri ironizoi kryeministrin Edi Rama, i cili në një intervistë televizive mohoi gjithçka që është e dukshme dhe e prekshme për çdo qytetar që jeton në vend.

“Sot tha që,

-Në Tiranë nuk ka betonizim, por është shtuar gjelbërimi

-Në Tiranë nuk ka ndotje, por ndotja është më e ulët se në Milano dhe Athinë

-Qeveria në Shqipëri i ka të gjithë mediat kundërshtare. Top Channelin, Klanin, ABC-në, madje edhe Reportin i ka opozita në xhep

-Furnizimin me ujë e kemi më mirë se sa në kohën e Enver Hoxhës

-Bëri dhe nja dy krahasime të tjera që ishim më mirë se në kohën e Enver Hoxhës. Në mandatin e katërt krahasimet do jenë me kohën e Ahmet Zogut

-Këputi dhe një perlë aty që tha se kam dyfishuar GDP për frymë, vetëm se e ngatërronte, nuk i referohej në PPP, por fuste dhe kursin brenda.

Deri para zgjedhjeve ka për të thënë edhe që Stormy Daniels është e virgjër,” shkruan Tomorri.