Luhet për krenari dhe hakmarrje, gjysmëfinalet e Champions nisin me superduelin Real-Man City
Pritjes i erdhi fundi dhe sot nisin betejat e fundit për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në futbollin europian.
Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të hapen sot me duelin mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në Santiago Bernabeu. Për shumë finale para finales, Real dhe City do të zhvillojnë një betejë të madhe për të dytin vit radhazi.
Vitin e kaluar, në një fund të pabesueshëm të duelit, Real kaloi vmë tej ndaj Manchester Cityt, i cili kishte avantazhin pothuajse në të gjitha 180 minutat. Megjithatë, Real arriti të kalojë dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.
Kjo do të jetë një mundësi ideale për qytetarët e Pep Guardiolës për t'u hakmarrë ndaj Realit. City konsiderohet si favorit i madh, si në këtë dyluftim, ashtu edhe për fitimin e kupës.