SYRI TV/ Meta në Çim Peka LIVE: Fitojmë Tiranën, Durrësin, Elbasanin
Opozita do të arrijë një fitore të padiskutueshme në zgjedhjet e 14 majit. Kështu deklaroi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë emisionit Çim Peka LIVE. Meta iu përgjigj gjuhës së kryeministrit Rama gjatë fushatës dhe theksoi se floriri gjendet në Surrel, në llogaritë offshore dhe ne 430 milionët e inceneratoreve. Ish-presidenti garantoi se asnjë votë e opozitës nuk do të preket
SYRI TV
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi gjate emisionit Çim Peka LIVE në Syri Televizion se fitorja e opozitës në zgjedhjet e 14 majit është e padiskutueshme.
Ish-presidenti iu përgjigj edhe fjalorit të përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë takimeve elektorale.
Meta tha se Rama nuk ka kandidatë realë në këtë garë dhe u ndal edhe te refuzimi që mazhoranca u bën debateve me opozitën.
Kreu i Partisë së Lirisë u ndal edhe te procesi i administrimit të zgjedhjeve dhe theksoi se asnjë votë e opozitës nuk do preket.
Ilir Meta kishte një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Edi Ramën.
Duke folur për garën për Bashkinë e Tiranës, Meta u ndal edhe tek avantazhet e kandidatit të opozitës, Belind Këlliçi.