", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/09/auto_meghan_p_arthro1683615858.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Kurorëzimi i mbretit Charles: Fotoja e ‘Meghan Markle e maskuar’ bëhet virale në internet

Kurorëzimi i mbretit Charles është tema e ditës, ndërsa “sytë” e paparacëve “ranë” në praninë e Princit Harry .

Pak kohë më parë u njoftua zyrtarisht se Meghan Markle nuk do të mund të udhëtonte për në Londër për ceremoninë e madhe, sepse raportohet se ishte ditëlindja e djalit të saj Archie, gjë që nuk e ka befasuar familjen mbretwrore, duke pasur parasysh marrëdhënien që ekziston mes kwsaj familje dhe Dukeshws sw Sussex.

Mirëpo, imagjinata e shikuesve shkon mw larg, pasi shumë besojnë se Markle ishte në ceremoninë e kurorëzimit dhe në fakt e maskuar!

Pwrdoruesit e mediave sociale publikuan foton e një burrë të moshuar që mori pjesë në mesin e 2200 personaliteteve në Ëestminster Abbey, duke pretenduar se i ftuari i veçantë dukej sikur donte të fshihte identitetin e tij.

“Meghan nuk po na mashtron”, shkroi njëri në Tëitter. “E pashë kurorëzimin të maskuar”, komentoi një tjetër.

Kur spekulimet e mësipërme filluan të marrin hov, disa morën përsipër të vërtetonin të vërtetën për identitetin e burrit. Ky është Carl Jenkins , një muzikant i njohur me origjinë nga Uellsi.