SHBA, pako të re ndihme prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihmash ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.2 miliardë dollar, për të forcuar më tej mbrojtjen e saj ajrore, ndërsa Rusia vazhdon të godasë Ukrainën me dronë dhe raketa, thanë zyrtarët amerikanë të hënën.

Pakoja e re e ndihmës pritet të njoftohet të martën dhe paratë do të sigurohen nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës.

Ndryshe nga pajisjet, armët dhe municionet amerikane që dërgohen më shpesh në Ukrainë nga rezervat e Pentagonit, në mënyrë që ato të mund të dërgohen shpejt, këto para do të shpenzohen gjatë muajve apo edhe viteve të ardhshme për të përmbushur nevojat e ardhshme ushtarake të Ukrainës.

Fondet e reja do të financojnë sistemet e mbrojtjes ajrore HAWK, municione për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët për mbrojtjen ajrore.

Sipas zyrtarëve, këto fonde do të përdoren edhe për blerjen e artilerisë, raketave, pajisjeve për imazhet satelitore, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe pjesë këmbimi për një sërë sistemesh të mbrojtjes.