SHBA dhe Meksika përgatiten për një krizë emigrimi

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha më 8 maj se do ta diskutonte krizën e migracionit me homologun e tij amerikan, Joe Biden, para se të hiqen këtë javë kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës kur ishte përhapur fillimisht COVID-19.

Gjatë video-telefonatës së planifikuar më 9 maj mes liderëve të SHBA-së dhe Meksikës do të diskutohet për “emigracionin dhe bashkëpunimin për zhvillim”, u tha Lopez Obrador gazetarëve.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur dy vendet po përgatiten për një valë të mundshme emigrantësh në kufirin e tyre të përbashkët.

Së fundi, administrata e Bidenit është përgatitur për një rritje potenciale të numrit të emigrantëve, pasi që kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës së ish-presidentit Donald Trump, të njohura si “Titulli 42”, do të hiqen më 11 maj.

Këto kufizime ia lejonin SHBA-së largimin e emigrantëve, për arsye të shëndetit publik shkaku i pandemisë COVID-19, pa ua lejuar mundësinë e aplikimit si azilkërkues.