SYRI TV/ Dy standartet e Policisë Bashkiake për zgjedhje: Nuk heq posterat e PS, por mbyll zyrat e PD

Policia Bashkiake përdor 2 standarte për heqjen e posterave apo mbylljen e  zyrave elektorale. Në një kohë që billborderat e PS nuk janë hequr pavarësisht urdhrit të KQZ, Policia Bashkiake ka kërkuar që të mbyllen zyrat e degëve 2 dhe 5  të PD në kryeqytet, hapur 13 muaj  më parë. Kryetarja e PD në degën 2, Irma Marku dhe anëtari i Kryesisë, Agron Qoku, shprehen se  ky është  presion i hapur i Erion Veliajt në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

Nga SYRI TV

Në një kohë që bashkitë nuk kanë respektuar urdhrin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të hequr materialet propagandistike të paautorizuara,  6 ditë para zgjedhjeve lokale,  Policia Bashkiake e Tiranës  ka kërkuar mbylljen e zyrave të PD në degën 2, të cilat janë hapur 13 muaj më parë. 

Në një intervistë për SYRI TV, kryetarja e PD e kësaj dege, Irma Marku, dënoi presionin që po ushtrohet nga ana e punonjësve të Policisë Bashkiake të Erion Veliajt.

Marku bëri me dije se në këto zyra puna vijon prej më shumë se 1 viti dhe se gjatë kësaj fushate nuk është afishuar asnjë poster për zgjedhjet e 14 majit dhe kandidatit të opozitës, por ka shërbyer si zyrë qendrore.

Të njëjtën situatë e e kanë denoncuar edhe në njësinë 5 në Tiranë, ku Policia Bashkiake në mënyrë selektive ka vendosur akt konstatimi për mbylljen e zyrës së shtabit elektoral të kandidatit të “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçit, ndërsa për zyren e shtabit të PS që ndodhet vetëm disa metra larg, punonjësit e Erion Veliajt nuk kanë ndërmarrë  një veprim të tillë.

Për këto akte konstatimi të  paraplotësuara nga punonjësit e Policisë Bashkiake të Erion Veliajt, përfaqësuesit e Partisë Demokratike u shprehën se vijnë për shkak se kandidati i socialistëve do të ndëshkohet me votë nga qytetarët në 14 maj.