VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve. 

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave. 

Informacion paraprak nga policia

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i  plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.