Alolli: Do termoizolojmë të gjitha banesat e Korçës për 1 mandat. Në 10 vite PS e bëri vetëm për 12 pallate!
Ledina Alolli e ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, shpalosi projektin e saj për Korçën ku theksoi se si më të rëndësishme mendon termoizolimin e të gjithë banesave të kësaj bashkie, një premtim ky i bërë disa herë nga Sotiraq Filo, dhe i pambajtur.
Një nga projektet e mia më të mëdha është termoizolimi i të gjithë banesave të Korçës pasi siç e dini Korça është një nga qytetet më të ftohta dhe për këtë arsye qytetarët mundohen dhe shpenzohen më shumë së gjithë shqiptarët e tjerë për të siguruar ngrohjen.
Siç e patë dhe vetë ky është një premtim që e bën prej 10 vitesh kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo por nuk e mban. Në këto vite që ai ka premtuar termoizolim janë realizuar në vetëm 12 pallate nga 600 e ca banesa që ky qytet ka. Por dhe sa vite të tjera duhet të presin korçarët që të termoizolohen të gjithë banesat? Ndërsa ne vijmë me një premtim konkret, real, të prekshëm për ta bërë Korçën të pastër dhe një qytet të shëndetshëm.
Ata duan të vijnë në pushtet përsëri me të njëjtin premtim por si mund të ju besojnë qytetarët e Korçës kur e kanë të prekshme që në këto vite janë termoizoluar vetëm 12 pallate, ndërsa ne mendojmë që këtë do e realizojmë brenda mandatit të parë 4-vjeçar.