'Çdo italian duhet të ndihet krenar për derbin në Champions', Dzeko: Do të ketë spektakël

 

Ka fituar deri më tani tre trofe me Interin, në dy sezone, por Edin Dzeko kërkon edhe më shumë. Sulmuesi boshnjak ka dhënë një intervistë për UEFA TV, ku tregoi mbi emocionet për derbin e Champions League dhe faktin se çdo italian duhet të ndihet krenar për këtë përballje.

“Është viti im i dytë këtu dhe ne kemi fituar tashmë tre trofe. Duhet të jemi Interi që është parë shpesh në Champions League. Kemi arritur në gjysmëfinale duke mundur ekipe të rëndësishme, të cilat janë të parat në ligat e tyre përkatëse.

Dy derbet do të jenë spektakolare. Milano dhe e gjithë Italia duhet të jenë krenarë për këtë sfidë. Do të jenë dy ndeshje emocionuese, mes dy skuadrave të vëmendshme, sepse kanë një finale që duan të arrijnë”, ishin fjalët e Edin Dzekos