Meta: Rama s'ka fituar kurrë zgjedhje. I ka vjedhur ose i ka blerë!

Ilir Meta shprehet se Edi Rama nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje. 

Në Çim Peka Live, Meta tha se Rama i ka vjedhur ose blerë zgjedhjet. 

"Ka mbaruar kjo histori. Ai asnjëhere nuk ka fituar zgjedhje. Ose i ka vjedhur ose i ka blerë. Kjo histori ka mbaruar nuk ka diskutim. Në radhë të parë socialistët që e kanë kuptuar që janë uzurpuar nga një bandë. Nuk kemi çfarë t'i bëjmë. E gjithë përpjekja e tij ishte që opozita nuk ishte në zgjedhje. Ai ka një problem të madh me Liken sepse 6 marsi ja prishi skemën", tha Meta.