Behar Haxhia pritet në mënyrë spektakolare nga qytetarët e Milotit

Kandidati i opozitës së bashkuar për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhia ka zhvilluar një super takim me mbështetësit dhe qytetarët e Milotit. Haxhia në takim ishte i shoqëruar edhe nga drejtuesja politike e qarkut të Lezhës, Jozefina Topalli.

Behar Haxhia në të kaluarën ka qene dhe drejtuesit i komunës së Milotit dhe mbështetja ka qenë gjithmonë e lartë nga qytetarët si pasojë e punës së zhvilluar nga ai në këtë zonë.

Haxhia do të garojë me 14 maj përballë kryebashkiakes së emëruar nga Rama, Majlinda Cara dhe kandidati i opozitës pritet të korri një fitore spektakolare në këtë zonë.