Ilir Meta: Fitore e padiskutueshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në Çim Peka Live se opozita do të arrijë fitore të padiskutueshme në 14 Maj në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Në Sarandë, tha Meta, Rama do të dalë i treti.
Sipas tij, në zgjedhjet parlamentare të 2021, opozita nuk humbi, por u shit.
"Është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan. Është një histori e përfunduar. Kam bindje dhe për Pogradecin dhe Korcën. Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti. Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur. Opozita ka qenë e tradhëtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë", tha Meta.