VIDEO/ Veliajt i plasin ujërat e zeza pranë Laprakës, rruga kthehet në moçal
Ndonëse vetëm pak ditë para zgjedhjeve, kur Veliaj po promovon Tiranën e përsosur digjitale, kryeqyteti është kthyer në një gropë të madhe septike.
Në njësinë bashkiake numër 11, rruga Gani Kryeziu, pranë Urës së Institutit Bujqësor, kanë plasur ujërat e zeza duke përmytur kështu rrugë e trotuare dhe duke bllokuar qarkullimin.
Banorët kanë denoncuar rastin në redaksinë e syri.net, me anë të një videoje ku duket qartë se ujërat e zeza kanë përmbytur rrugët, duke vështirësuar kështu edhe kalimin e mjeteve.