Ngërçi politik, vijnë sot në Tiranë dy negociatorët gjermanë, McAllister dhe Fleckenstein

Dy negociatorë, dy eurodeputetë gjermanë do të mbërrijnë sot në Tiranë për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar vend në një kohë kur kanë nisur procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe zgjedhjet e përgjithshme janë në prag nëpërmjet një marrëveshjeje për të cilën është rënë dakord.

Ata janë David McAllister , Zv.president i Partive Popullore Evropiane dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Fillimisht, ata do të takohen me krerët e koalicionit qeverisës, Edi Ramën dhe Ilir Metën dhe më pas me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën.