Pranë Maternitetit/ Brryli me ajrin më të ndotur në Tiranë, Koplikaj: Një oxhak djeg mbetjet spitalore

101 mikrogramë për metër kub është rezultati i analizave të ndotjes së ajrit te zona e Brrylit në kryeqytet, nga 5 është norma e lejuar.

Brryli rezulton të jetë zona me ajrin më të ndotur kancerogjen në kryeqytet. 

Ndotja është ekstreme, plot 20 herë mbi limitin e lejuar dhe normën e vendosur nga BE.

Gazetari dhe njëherazi kryeredaktori i "Piranjave", Taulant Koplikaj u shpreh në Task Force se një nivel i tillë ndotje mund të vijë nga një oxhak aty pranë që djeg mbetjet spitalore. 

"Te materniteti, te Brryli ka një oxhak që djeg mbetjet spitalore, është një incenerator i vogël. Kanë ardhur disa video nga banorët atje. Nuk e di sa mund të jetë tregues ai djegës atje për zonën. Por ajo është ajo që kemi konstatuar", tha Koplikaj.