‘E shajnë homo dhe përdhunues’, shoku i qelisë: Dani Alves është dobësuar dhe është dëshpëruar në burg

Dani Alves vijon të mbetet në burg, ndërkohë që po vazhdon procesi gjyqësor ndaj tij për përdhunim, ngjarje që mendohet të ketë ndodhur në dhjetorin e kaluar, në një disko të Barcelonës.

Një televizion spanjoll ka sjellë dëshmitë e një shoku burgu të ish-futbollistit të Barcelonës, i cili ka dhënë detaje nga jeta e përditshme e brazilianit pas hekurave.

“Është si i humbur aty. Kur ulemi për të ngrënë në mensë, gjithmonë del dikush që i bërtet me fjalët “homo” apo “përdhunues”, deklaroi burimi për programin “Telecinco”.

Edhe fizikisht, Dani Alves nuk po kalon një periudhë të mirë: “Është dobësuar, duket i dëshpëruar. Ka momente që është i trishtuar madje”.

Sa i përket akuzave ndaj tij, Dani Alves u thotë shokëve të burgut se është i pafajshëm: “Na tregon që gjithçka ishte me pëlqimin e vajzës, që gjithçka shkoi mirë. Një mbrëmje feste”.