VIDEO-SYRI TV/ Alimehmeti: Ndotja në Tiranë është alarmante

Drejtuesi i listës së Kandidatëve për Këshillin Bashkiak në Tiranë Ilir Alimehmeti u shpreh se ndotja e ajrit në Tiranë është alarmante.

Alimehmeti teksa i referohet matjeve të fundit të Institutit të njohur Italian ‘Neotes’, thekson se ajri i ndotur rrezikon jetën e qytetarëve, ndaj në 14 maj duhet larguar me votë Erion Veliajn, i cili është ndotësi më i madh.