Distria e magjishme, kalon në gjysmëfinalet e Botërorit të Xhudos
Distria Krasniqi ka shkëlqyer në çerekfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Doha të Katarit.
Për më pak se 20 sekonda e mposhti jugkoreanen Seyun Jang.
Ndaj saj realizoi hedhje mjeshtërore.
Në gjysmëfinale Distria do të përballet me kampionen olimpike "Tokio 2020", japonezen, Uta Abe.