Portugezë dhe italianë, këta janë gjyqtarët e Real Madrid-Manchester City

Real Madridi do të presë në shtëpi Manchester Cityn për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Për këtë takim, është përcaktuar që drejtësinë ta ndajë një gjyqtar portugez.

Artur Soares Diaz është arbitri që do të ndajë drejtësinë në “Santiago Bernabeu” dhe është një emër i njohur për të dyja skuadrat.

Si Realin, ashtu edhe Manchester Cityn, Diaz i ka gjykuar nga 3 herë në Ligën e Kampionëve teksa për “qytetarët”, ai ka qenë më fatsjellës.

Madrilenët kanë një fitore 0-6 ndaj APOEL në transfertë, një barazim 2-2 ndaj PSG-së në shtëpi dhe një humbje 0-3 në shtëpi ndaj CSKA Moskës.

Nga ana tjetër, Manchester City ka dy fitore në transferta, 0-2 ndaj Gladbahut dhe 0-3 ndaj Shakhtar Donjesk, ndërkohë që ka edhe një barazim pa gola në transfertë ndaj Kopenhagës.

Lista e gjyqtarëve

Arbitër: Artur Soares Diaz (Portugali)

Asistentë: Paulo Soares (Portugali) – Pedro Ribeiro (Portugali)

I katërt: Daniele Orsato (Itali)

VAR: Masimiliano Irrati (Itali)

Asistent VAR: Tiago Martins (Portugali)