", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/08/auto_Screenshot_41683538516.jpg", "width": 900, "height": 484 } }

Zgjedhjet në Turqi/ Kilicdaroglu epërsi ndaj Erdogan

Këtë të djelë do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Turqi dhe sipas një sondazhi deri më tani kundërshtari i Erdogan kryeson në raundin e parë.

Sipas një sondazhi të MAK Research, kandidati presidencial i gjashtë partive “Aleanca Kombëtare” e opozitës parashikohet të mposhtë Rexhep Tajip Erdoganin në betejën e 14 majit.

Në sondazh morën pjesë 5,750 persona në 63 provinca të Turqisë nga 26 prilli deri më 4 maj.

-Kemal Kilicdaroglu 50,9% (+3,1% krahasuar me sondazhin e mëparshëm të së njëjtës kompani më 23 prill).

-Recep Tayyip Erdogan: 45.4 (+1.7%)

-Sinan Ogan: 2.0% (+0.9)

-Muharrem Inje (Partia e Atdheut) : 1.7 (-1.7)