VIDEO/ Vasili: Veliaj e thotë edhe me gojën e tij 'të ikim nga betoni i Tiranës'

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, teksa publikon një deklaratë të kryebashkiakut në detyrë të Tiranës lidhur me betonizimin e kryeqytetit, thekson se tashmë nuk ka njeri në Tiranë që i beson më Erion Veliajt, pasi është vetë ky i fundit që i thirrje qytetarëve që të ikin nga betoni i Tiranës.

“Po a ka njeri me mend në kokë që e voton këtë?

Ky e thotë me gojën e tij: "Të ikim nga betoni i Tiranës”.

Tiranën, që ky Veliaj e betonoi dhe e betonon përditë me kulla dhe që vret shëndetin e qytetarëve të saj...”, shprehet nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.