Prioritetet për turizmin, Sinamati: Unaza e bjshkëve, artizanti, rrugë për tek ‘Tulipani shqiptar’...

Admir Sinamati  ka zhvilluar zhvilluar një bashkëbisedimin elektoral me banorët e fshatit Çajë.

Sinamati tha se, “kjo zonë është lënë në harresë të plotë gjatë katër viteve të fundit, pavarësisht potencialit të madh turistik, mbarështimit të bagëtive por edhe të bimëve medicinave”.

Më tej, Sinamati tha se “Bashkia e Re” do të kthejë interesin ndaj Çajës me anë të rregullimit të rrugëve dhe ndërhyrjes në rrjetin energjetik.

Në fund të takimit, banorët e Çajës i shprehën mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 14-Majit Admir Sinamatit

Po në kuadër të fushatës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka shpalosur pikat e programit elektoral për turizmin te “Stani Hoxhës” në Novesoj.

Pika kryesore e Turizmit në Kukës, sipas Sinamati, është ndërtimi i rrugës së “Unazës së bjeshkëve”.

"Kukësi ka “Tulipanin shqiptarë” dhe ne do të bëjmë çmos të ndërtojmë rrugën për ti bërë të aksesueshëm për turistët" tha ndër të tjera Sinamati.

Një risi tjetër e Kukësit është trashëgimia e stërgjyshërve tanë, që na kanë lënë kullat shekullore, të cilat janë një burim i mirëfilltë turistik.

Një pikë e rëndësishme për ne është pastrimi i fshatrave, i territorit të

Bashkisë Kukës nga mbeturinat urbane, të cilat janë të shpërndara në çdo pjesë të Kukësit.

Ne duhet ti vlerësojmë “duart e arta” të nënave tona. Të vlerësojmë punimet artizanale të grave e nënave të Kukësit.

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe promovimin e turizmit.

Një pikë tjetër e turizmit është rigjallërimi i jetës kulturore, muzeut, galerisë e shfaqjeve në pallatin e kulturës që fatkeqësisht këto institucione nuk funksionojnë.

Në punën tonë katër vjeçare të drejtimit të Bashkisë, Ne do të fusim Kukësin në zonën turistike elitare jo vetëm të vendit tonë por edhe atë të rajonit.