‘Takimi fantastik elektoral në Berat’, Berisha poston fotot me Zija Ismailin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qene dje në turin e fushatës së tij edhe në qytetin e Beratit ku ka prezantuar në një miting madhështor kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë qytet Zija Ismaili.

Mëngjesin e sotshëm lideri i opozitës shqiptare ka postuar në faqen e tij ne facebook foto nga ky takim.

Mesazhi:

Mirëmëngjesi miq, ju përshëndes me këto foto nga takimi fantastik elektoral në Berat së bashku me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” z. Zija Ismaili.