VIDEO/ Belind Këlliçi, thirrja e fundit për Veliajn: Dil nga guvat e korrupsionit dhe përballu në debat!

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", nga studio e Kafe Shqeto në SYRI TV i ka bërë thirrjen e fundit, kryebashkiakut socialist të Tiranës, Erion Veliajt, të përballet me të në debat për programet e tyre.

Belind Këlliçi: Mirëmëngjes! Kam ardhur në “punë” prapë, çdo të hënë këtu.

Kafe Shqeto: Jeni rikthyer, po kjo është dita e fundit dhe më e rëndësishmja e punës këtu.

Belind Këlliçi: E fundit dhe më vjen keq Flavio, se ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, ardhja çdo të hënë këtu dhe shpresoj të kemi telefonata, edhe nga patronazhistët që na morën javën e kaluar. Jemi gati të flasim për të gjitha problemet që ka Tirana dhe për të gjitha gjërat “ e mrekullueshme” që ka bërë Erion Veliaj në Tiranë, si ndotja e ajrit, ajri kancerogjen që thithim, fabrika e asfaltit që do ta kthejmë në instilacion korrupsioni...Për të gjitha këto, aktivistë, patronazhistë,  telefononi dhe të flasim Live.