BE propozon sanksione për kompanitë kineze që bashkëpunojnë me Rusinë
Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim për të vendosur sanksione të reja ndaj kompanive kineze të akuzuara për sigurimin e pajisjeve që mund të përdoren për të prodhuar armë në Rusi për përdorim në luftën në Ukrainë, raportoi të dielën Financial Times.
Shtatë kompani kineze janë përmendur në paketën e re të sanksioneve që do të diskutohet nga vendet anëtare të BE brenda javës, sipas raportit të FT, i cili citon një dokument evropian. FT raporton se lista e sanksioneve përfshin dy kompani nga Kina kontinentale së bashku me pesë nga Hong Kongu.
Brukseli po propozon gjithashtu sanksione ndaj disa kompanive iraniane të përfshira në prodhimin dhe furnizimin me dron në Rusi. Drafti përfshin masa që do të lejonin BE-në të kufizojë shitjet e produkteve të caktuara në vendet e treta nëse presioni diplomatik nuk ndryshon sjelljen e tyre.
Shtetet anëtare do të duhet të miratojnë masa individuale kundër kompanive ose vendeve. Komisioni ka propozuar gjithashtu zgjerimin e gamës së eksporteve të ndaluara në Rusi.