VIDEO/ Deputetja e Alibashës, Pampuri: E rëndësishme të jeni të kënaqur me Veliajn

Jo vetëm që rrëmbyen logon dhe vulën me Edi Ramën, por tani kanë dalë të bëjnë edhe fushatë për Erion Veliaj.

Kandidati i grupit Basha-Alibeaj në Tiranë, Ronald Bejko po vazhdon fushatën e tij anti-opozitë dhe anti-Belind Këlliçi e për këtë arsye ka thirrur në ndihmë edhe deputeten e zgjedhur nga Basha, Oriola Pampuri.

Gjatë një takimi në Tiranë me disa gra, këto të fundit janë shprehur se i kanë ndjekur ato dhe Erion Veliajn.

Dhe gjatë këtij bashkëbisedimi, deputetja e Bashës, Pampuri u thotë që e rëndësishme është që janë të kënaqura me Erion Veliajn, por për të tjerat nuk ka shumë rëndësi.

Ndiqni videon e mëposhtme: