VIDEOLAJM/ Rama, Beci dhe fushata e tyre elektorale me qentë
Në fushatë për Benet Becin në Shkodër, Edi Rama si zakonisht përhapi të pavërteta.
Duke folur për Shkodrën, Rama tha se qentë e rrugëve do të mbesin në rrugë, nëse nuk votohet Benet Beci në Shkodër, duke thënë një gënjeshtër.
Kjo sepse, bashkia e Shkodër është e para dhe e vetmja bashki në Shqipëri që ka ndërtuar një qendër publike për qentë e rrugës, duke i trajtuar ashtu siç duhet këto krijesa.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, gënjeshtrën e Ramës dhe të vërtetën e Bashkisë së Shkodrës dhe kandidatit për kryetar të kësaj bashkie, Bardh Spahia.
Bardh Spahia ka përgënjeshtruar me një postim të tij, Edi Ramën duke transmetuar dhe pamjet e qendrës së trajtimit së qenve të rrugës.
Reagimi i Bardh Spahiajt:
E VËRTETA nuk mund të fshihet dhe as të tjetërsohet nga njeriu simbol i GËNJESHTRËS Edi Rama. Bashkia Shkodër është e para në rang vendi që ka ndërtuar një strehëz publike për qentë e rrugës, duke i trajtuar këto krijesa sipas të gjitha standarteve të vendeve të zhvilluara.
Në vend që të kërkojë falje për sjelljen absurde dhe kriminale të kryetarëve të bashkive socialiste që këto kafshë i vrasin në mënyrë mizore, apo i sjellin me furgonë drejt Shkodrës, Edi Rama zgjedh të mashtrojë dhe gënjejë opioninin publik vetëm e vetëm për shoë televiziv në këto jave fushate elektorale. Qesharake të shohësh se si kandidati i tij dhe deputetët që përfaqësojnë Shkodrën në kuvendin e Shqipërisë duartrokasin dhe buzëqeshin me të tilla të pavërteta.
Shkodranët e njohin mirë se çfarë përfaqëson ai dhe shpura e tij, prandaj në 14 Maj do t’i japin përgjigjen që meriton me votë.