SYRI TV/ ‘Këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale’, Berisha nga Berati: Vota për Zija Ismailin, votë për veten tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi takimet elektorale në Berat ku u beri thirrje qytetarëve që më 14 maj të  votojnë kandidatin Zija Ismaili, ndërsa theksoi se era e ndryshimit po fryn në gjithë vendin. Berisha theksoi se këto zgjedhje janë një mundësi për të larguar nga pushtetit, hajdutët që po shpopullojnë vendin. 

Syri tv

Një javë para zgjedhje të  14 majit, Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Berati se era e ndryshimit po fryn në të gjithë vendit. Lideri i opozitës, zhvilloi një takim elektoral me qytetarët e Beratit, të cilët u bëri thirrje të mbështesin kandidatin e koalicionit bashkë fitojmë, për këtë bashki, Zija Ismaili.

Kreu demokrat u ndal edhe të kryebashkiaku aktual i Beratit, i cili  kërkon një mandat tjetër, duke e cilësuar si kopjen e kryeministrit Edi Rama.

Berisha kujtoi  inaugurimin e ujësjellësit të Beratit, nga qeveria e tij në vitit 2011, duke thënë se  pas 12 vitesh, ende ky qark nuk ka furnizim, me ujë 24 orë. Lideri i PD, bëri përgjegjëse qeverinë Rama për mungesën e investimeve, dhe duke i akuzuar se kanë vjedhur taksat e qytetarëve, i dha këtë mesazh kryeministrit.

Kreu i opozitës bëri thirrje për pjesëmarrje masive të dielën e 14 majit, duke ftuar edhe qytetarët e zhgënjyer.  

Në takimin me qytetarët e Beratit, mori pjesë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili  deklaroi se vota për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, do të  rikthejë sërish pushtetin te qytetarët.