Tirana qyteti ku shendeti vritet çdo ditë!
Nga Petrit Vasili/
Fakte tronditese shkencore, ndotja katastrofike e Tiranës nga Veliaj vret shendetin e qytetarëve!
Qytetarët e Tiranës janë më të sulmuar se kurrë në shendetin e tyre.
Betonizimi i tmerrshëm i Tiranës, pluhuri nga ndërtimet pa fund në zemër të qytetit zhdukja e gjelbërimit dhe trafiku shkatërrimtar janë pasojat e Bashkisë së Veliajt dhe kanë dëmtuar shumë rëndë mjedisin.
Faktet flasin vetë dhe janë shumë tronditëse.
Laboratori i specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, ka kryer matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë në 20 pika nevralgjike nga 28 mars deri ne 5 prill.
Nivelet shumë të larta në Tiranë të Benzenit si kancerogjen i njohur boterisht si dhe e Dyoksidit të Azotit si dëmtues i fortë i zemrës dhe rrugëve të frymëmarrjes janë kërcënime shumë serioze për shendetin.
Benzeni rezulton deri edhe 20 fish më i lartë ndërsa NO2 deri 9 herë me i lartë.
Qindra mijra qytetarë të Tiranës veçanërisht femijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga semundje kronike diabet, tension, etj. janë më të rrezikuar se kurrë dhe përkeqësimi i vazhdueshëm është fakt.
Kjo është drama shendetësore e qytetarëve të Tiranës, ku mijra njerëz perplasen nëpër klinika dhe spitale për probleme shendetësore që rëndohen çdo ditë e më shumë.
Këto janë të vërtetat shumë të hidhura të Tiranës në kohët e zeza të Veliajt.
Faktet shkencore flasin, faktet ulërasin, boll sakrifikuat gjënë tuaj më të çmuar shendetin, për shkak të Veliajt.
Në 14 maj votoni përpara së gjithash për Shendetin tuaj dhe të familjes si dhe për Shendetin e të afërmëve dhe të miqve tuaj.