Sërish racizëm në Angli, reagon ashpër Tottenham

Sërish racizëm në Premier League. Sulmuesi Son Heung-Min është “viktima” e radhës.

Sulmuesi nga Koreja e Jugut, u përball me fyerje dhe ofendime me bazë raciste nga një tifoz i Crystal Palace.

Spurs kanë reaguar me një komunikatë zyrtare, aty ku paralajmërojnë edhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.

”Jemi në dijeni të disa fyerjeve raciste kundrejt Heung-Min Son gjatë ndeshjes së djeshme. 

Diskriminimi i çdo lloji është i urryer dhe nuk ka vend në shoqërinë, lojën tonë, por edhe klubin tonë.

Ne po punojmë me Met Police dhe Crystal Palace për të hetuar dhe identifikuar personin e përfshirë.

Ne do të shfrytëzojmë të gjithë fuqinë tonë për të siguruar që nëse shpallet fajtor, individi përgjegjës të marrë dënimin më të fortë të mundshëm”.