Bisedë telefonike Trump-Merkel për Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel patën një bisedë telefonike ditën e sotme dhe diskutuan për çështje të sigurisë në botë.

Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, dy liderët botërorë folën “sfidën urgjente për sigurinë” duke iu referuar kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Ata biseduan gjithashtu edhe për çështjen e Sirisë, Jemenit dhe nevojën për të zgjidhur në mënyrë paqësore konfliktin në Ukrainë.